Trajneri i Kelnit refuzoi Ervin Skelen

18/09/2009 09:35

Kelni refuzon Ervin Skelen. Ka qene trajneri Zvonomir Soldo ai qe nuk e ka preferuar afrimin e mesfushorit shqiptar, per shkak se gjate ketij sezoni, 32-vjeçari nuk ka skuader dhe natyrisht qe nuk mund te jete ne formen optimale.

Kelni ndodhet ne nje situate mjaft te veshtire ne eliten e futbollit gjerman: skuadra qe luan ne stadiumin “RheinEnergi” mbyll klasifikimin ne Bundeslige, me 1 pike te marre ne pese takimet e para.

Skela, se bashku me ganezin Stefan Apiah (ish-lojtar i Juventusit dhe Fenerbaçes) iu ofruan trajnerit kroat si elemente qe mund ta ndihmojne ekipin, por Soldo refuzoi.

“Nuk me nevojiten lojtare te cilet nuk kane pergatitjen e duhur fizike. Te tilla kam me shumice ne skuader”, deklaroi 41-vjeçari.

“Kam besim se kontingjenti aktual do te gjeje forcat per te dale nga kjo situate e veshtire”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA