Ditet e fundit, ne ishullin e Korfuzit u organizua nje takim dypalesh per bashkepunimin nderkufitar, ne kuader te programit “Interreg 4”, ndermjet Greqise dhe Shqiperise.
Ne kete takim kane qene te pranishem perveç specialisteve, edhe perfaqesues te pushtetit vendor nga Bashkia e Korfuzit dhe ajo e Sarandes, Korçes dhe Fierit.
Per pjesemarresit ne kete takim jane prezantuar prioritetet e programit “Interreg 4” dhe u percaktua 28 tetori si dite kur do te nisin te konkretizohen pikat e bashkepunimit ne fusha te ndryshme, me interes te perbashket.
Drejtori i Drejtorise rajonale te Kultures Kombetare ne Sarande, Ilir Papa, nje prej pjesemarresve ne kete takim, tha se mendohet te kene projektet e perbashketa ne fushen e shkembimeve kulturore, projektet me permbajtje sociale dhe ato te menaxhimit te sektoreve prioritare per te dyja vendet, sikurse eshte turizmi etj.
Top Channel