Cana dominon anketen “lojtari me i mire”

18/09/2009 09:15

Ne France e therrisnin me nofken “shkaterruesi” prej lojes se forte dhe nderhyrjeve deri ne kufijte e rregullave, ndersa ne Angli, Lorik Cana duket se ka gjetur “token e premtuar”.

26-vjeçari eshte pershtatur me se miri me futbollin fizik ne Premierlige, madje me duelet e tij ne mesin e fushes ka entuziazmuar mbeshtetesit e Sanderlendit.

Tashme mesfushori kuqezi therritet “kapiteni fantastik” dhe dominon anketen e organizuar nga faqja zyrtare e klubit (safc.com) per lojtarin me te mire ne ndeshjet e kampionatit.

Cana mori 32.6 per qind te votave, duke marre me shume vota pas paraqitjes se mire ne fitoren 4:1, qe skuadra e tij arriti me Hull Sitin.

Pas shqiptarit vinin Andi Ried (30.4 per qind), i cili ndodhej ne krye gjate diteve te para te sondazhit dhe Daren Bent, qe me gjithe dy golat e shenuar mori vetem 15.9 per qind te votave.

Kjo eshte hera e dyte radhazi dhe e katerta ne gjashte javet e para te Premierliges, qe Cana merr ne shtepi çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

Me pare kete vleresim kuqeziu e kishte marre pas sfidave me Çelsin, Bllekbernin dhe Stok Sitin.

Nderkohe, duke folur per “BBC”, kapiteni i Sanderlendit pohoi se duhet ta ndryshoje disi stilin e lojes, ne menyre qe te evitoje kartonet.

Ai tha: “Duhet te ndryshoj pak gjera ne lojen time, kam besim se mund t’ia arrij”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA