Pas vrasjes se 6 ushtareve italiane dhe plagosjes se disa te tjereve ne Afganistan kryeministri Berluskoni eshte shprehur per nje terheqje te trupave prej andej.
Ai deklaroi se e mira e te gjitheve eshte largimi sa me i shpejte nga Afganistani.
“Nje reduktim trupash ishte parashikuar. Te pakten 500 trupa mund te nisim t’i kthejme ne shtepi”, deklaroi Berlusconi.
Megjithate gjate dites se sotme, presidenti i Keshillit te Ministrave theksoi se duhet vene ne zbatim nje strategji tranzicioni ne Afganistan.
“Objektiv i fazes se ardhshme do te jete stervitja e ushtareve afgane dhe percaktimi i numrit te kompenenteve te forcave te rendit, krijimi i nje programi qe do te rrise kapacitetet e qeverise Karzai, per te siguruar qetesi ne vendin e cfilitur nga dhuna e luftrat”, tha Berlusconi.
Top Channel