“Oasis” kandidat per “Q Award”

18/09/2009 10:55

“Oasis” eshte kandidat per “Q Award 2009”, cmimi prestigjoz muzikor britanik i vendosur nga revista britanike.

“Q Magazine” ka lajmeruar kandidaturat per 2009-en dhe banda e Manchester eshte zgjedhur per kategorine “Performanca me e mire live” ne Mbreterine e Bashkuar dhe “Performanca me e mire sot ne bote”.

Grupi eshte zgjidhur edhe pse kitaristi Noel Gallagher ne muajin gusht lajmeroi se ka lene grupin per shkak te kontradiktave me te vellain Liam.

Top Channel