Vendimi i Obames, Medvedev: E mirepres

17/09/2009 23:25

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka mirepritur vendimin e SHBA-se per te anulluar projektin e ndertimit te sistemit anti-rakete.

“Deklarata e presidentit Obama tregon se Rusia dhe SHBA kane mundesi te mira per te arritur ne nje projekt te perbashket ne ndertimin e nje sistemi anti-rakete”, ka deklaruar Medvedev per mediat ruse.

Me tej kreu i Kremlinit ka vleresuar vendimin e Obames si te pergjegjshem dhe se Rusia eshte e gatshme per te vazhduar dialogun me Uashingtonin per permiresimin e metejshem te marredhenieve mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA