Klubet, sot firma per te drejten TV

17/09/2009 10:10

Telenoveles se te drejtes televizive per ndeshjet e Kategorise Superiore duket se po i vjen fundi. Pas “mundjes se krahut” ndermjet klubeve dhe kompanise “UFA Sports”, per shifrat financiare per transmetimin e aktivitetit me te rendesishem ne vend dhe nderhyrjes se Federates Shqiptare te Futbollit, e cila miratoi 300 mije euro kontribut shtese per arkat e skuadrave, tani eshte momenti i firmes.

Sot, ne oren 11:00, ne ambientet e hotel “Rogner” ne kryeqytet, drejtuesit e klubeve, FSHF dhe perfaqesuesit e “UFA Sports” do te siglojne marreveshjen e pare te ketij lloji ne historine e futbollit shqiptar.

Ne total jane 11 ekipe qe kane pranuar kushtet e ofruara, perveç Dinamos, e cila ka vendosur te qendroje jashte paketes per te drejtat TV, duke preferuar t’i shese individualisht takimet e kampionatit dhe te Kupes se Shqiperise.

Akordi, i cili parashikon bashkepunim trevjeçar, me opsion per rinovim edhe per tri sezone do te beje qe klubet elitare te perfitojne 600 mije euro ne sezonin e pare. Gjysma e kesaj shifre eshte ofruar nga kompania gjermane, e cila eshte pjese e “RTL Group”, ndersa 300 mije euro do te shperndahen nga federata.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se e mori kete vendim prej problemeve dhe kundershtimeve qe nxoren klubet, te cilat rrezikuan edhe realizimin e marreveshjes. Organi me i larte vendimmarres i futbollit shqiptar zgjodhi te linte deren te hapur edhe per Dinamon.

Shifra e percaktuar per blute, sipas skemes se perzgjedhur nga vete klubet, do te mbetet e paprekur. Nese kryeqytetasit vendosin t’i bashkohen paketes, ata do te perfitojne shumen prej 62.500 mije eurosh. Skuadra qe do te perfitoje me shume nga bashkepunimi me UFA-n per shitjen e se drejtes televizive eshte Tirana.

Te ardhurat e kampioneve ne fuqi do te kapin kuoten 82.500 euro. Ne vendin e dyte renditet Vllaznia (nenkampione e vendit) me 70 mije euro, ndersa i treti eshte Flamurtari (65 mije euro).

Pas vendit te katert te lene bosh nga Dinamo, perfituese e nje tjeter shifre te larte eshte Teuta: ne arkat e “djemve te detit” do te kalojne 60 mije euro. nderkohe, Apolonia, Besa dhe Shkumbini jane ne nivel te barabarte, me 50 mije euro te ardhura nga kjo marreveshje. Skenderbeu, Laçi, Gramozi dhe Kastrioti, kater skuadrat qe ne fillim te ketij sezoni u ngjiten ne Superiore do te marrin nga 27.500 euro secila.

Ndryshimet ne menyren sesi transmetohen sfidat e kampionatit shqiptar do te shoqerohen edhe me nje tjeter risi. Kategoria Superiore do te marre emrin e nje sponsori, ashtu si ndodh ne disa prej kampionateve me te rendesishme ne Europe: Angli (Premierliga Barkleis), Itali (Seria A Tim), Austria (T-Mobile Bundesliga) etj. Ofertat nga sponsoret nuk mungojne dhe tashme mbetet te percaktohet vetem se cili do te jete fitues.

Top Channel

Një ndryshim i madh ky duke parë minutat e pakta që pati në ndeshjet kundër Lecces, Bolognas dhe Udineses, ndërsa me Cremonesen, Napolin e Juventusin qëndroi në stol, ndërsa në Coppa Italia ndaj Barit u aktivizua për 66 minuta. Tani Samuele Ricci është mes të grumbullarve në listën paraprake të Gennaro Gattusos te kombëtarja italiane për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 mes Moldavisë dhe Norvegjisë për të konfirmuar vendin e dytë në grup me shumë mundësi që ai të jetë i përfshirë edhe në listën përfundimtare. Është ky shpërblimi i drejtë për punën dhe impenjimin e Riccit që kishte nevojë për kohën e duhur për të metabolizuar kalimin nga Torino te Milan. Për Riccin kjo është mundësia që të veshë sërish fanelën e Të Kaltërve pas 5 muajsh, herën e fundit ka ndodhur në ndeshjen me Moldavinë në qershor të 2025 me Italinë që fitoi 2-0, dhe ishte ndeshja e fundit e Spalletit si trajner i skuadrës 4 herë kampione të botës. Gattuso nuk e kishte thirrur për ndeshjet e tetorit me Estoninë dhe Izraelin dhe këtë radhë do t’i japë një shans
06/11 10:57
Juventus-Vlahovic, rihapen dyert për rinovimin, por është në garë kundër kohës
06/11 10:31
Refuzoi të paguante detyrimet për vajzën e tij, ish-futbollisti i Liverpool rrezikon burgun
06/11 08:44
Nuk ka qetësi në dhomat e zhveshjes së Barcelonës, Lewandowski dhe Yamal nuk flasin me njëri-tjetrin prej kohësh
06/11 07:02
Mudryak, mbretëresha e operës me një zemër gjysmë të sinqertë: Interi është si Torando, por Kairat guxoi të pamundurën
06/11 01:15
Bashkëshortja e Dybalës tregon dramën e çiftit, nga aborti deri tek dyshimet për tradhti
06/11 00:48
BILETA Portokalli - Bileta