Jane luajtur ndeshjet e para te fazes ne grupe te Uefa Europa Lige ku kane zhgenjyar Roma, Lacio, Hamburg, Ajaks dhe Fenerbahce.
Nje nder rezultate surprize te kesaj jave te Europa Lige ndodhi ne grupin E ku zvicerianet e Bazel kane mundur Romen me rezultatin 2-0. Perpjekjet e Toti dhe te De Rosit per te marre pike ndaj skuadres helvete nuk kane dhene rezultat. Ndeshja tjeter ne kete grup, ajo mes CSKA Sofje dhe Fulham eshte mbyllur ne barazim 1-1.
Ashtu si Roma edhe Lacio ka deshtuar ne ndeshjen e luajtur kunder kampioneve austriake te Salzburg. Skuadra e Lotitos eshte mundur 1-2 ne Olimpiko te Romes. Ne ndeshjen tjeter Vilareal arrin te marre nje fitore me rezultatin minimal 1-0 ndaj Levskit te Sofjes.
Tjeter surprize, kete radhe ne grupin C, Rapidi i Vjenes ku luan edhe sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi, i cili u fut ne loje vetem ne minuten e 86, ka mundur gjermanet e Hamburg me rezultatin e thelle 3-0. Ndeshja tjeter e ketij grupi ajo mes Hapoel Tel Aviv dhe Celtik eshte mbyllur 2-1 per izraelitet.
Ndeshja me e “nxehte” e dites se pare te Europa Lige eshte luajtur ne Athine, e vlefshme per grupin F, ku greket e Panathinaikos jane mundur 1-3 nga turqit e Gallatasaraj. Skuadra e drejtuar nga Frenk Rajkard ka dominuar ndeshjen duke shenuar plot tre here ne porten helene. Ndeshja tjeter ajo me Sturm Graz dhe Dinamo Bukuresht eshte mbyllur 0-1 per rumunet.
Nderkaq, as Valencia, Ajax dhe Fenerbahce nuk kane arritur te marrin fitore ne keto takime. Keshtu Fenerbahce eshte mundur ne Turqi nga hollandezet e Tuentes me rezultatin 1-2, Valencia nuk shkon me shume se nje barazim 1-1 me Lilen ne France dhe Ajaks 0-0 me rumunet e Timisoara.
Top Channel