Mukaj: Na ndeshkuan demtimet

16/09/2009 08:10

Po qendron prej disa muajsh jashte  fushe per shkak te nje demtimi ne gju, por duke pare edhe situaten ne te cilen ndodhet skuadra e tij, mezi pret te zbrese ne fushe.

Ai eshte Devis Mukaj, kapiteni i Tiranes, i cili vuan prej disa kohesh shqetesimet e demtimeve te vjetra, por qe i jane rishfaqur shpesh ne periudhen e veres. Numri 10 i bardhebluve e pranon se starti i ketij sezonin nga ana e bardhebluve nuk ka qene me i miri, por ai beson se periudha “Jo” duket se po kalon dhe shume shpejt do te rikthehet ne fushe Tirana prepotente, e cila do t’i binde te gjithe skeptiket se eshte pretendentja kryesore per fitimin e dy trofeve te kampionatit shqiptar te futbollit.

Mukaj nuk luan ne nje ndeshje qe nga takimi i pare per turin e dyte te Champions League kunder Stabaekut ne Tirane, ku edhe u aktivizua per 90 minuta, por doli nga fusha me probleme te shumta. Gjate gjithe kesaj kohe atij i eshte dashur ta ndjeke skuadren si tifoz dhe t’i perkushtohet rikuperimit sa me te shpejte.

“Kam kaluar nje periudhe te veshtire per shkak te demtimit. Por tani besoj se jam shume prane arritjes se formes se mire. Do te jem i gatshem per t’u aktivizuar me ekipin pas dy javesh”. Kapiteni ka lene keshtu te nenkuptohet se do te rikthehet ne fushe vetem per takimin ndaj Apolonise, duke humbur keshtu mundesine per te qene ne sfiden e rendesishme ndaj Beses ne fundjave.

Mungesa e tij eshte ndjere ne fushen e blerte, gjithsesi kapiteni i demtuar preferon te tregohet modest kur nenvizon se “skuadra ka luajtur mjaft mire edhe pa te ne fushe”. Megjithate ai pranon se Tirana nuk e nisi si duhet kete edicion dhe per kete, sipas tij, ndikuan nje sere faktoresh te ndryshem, te cilet luajne nje rol jo te vogel ne performancen e bardhebluve. Sipas liderit te skuadres se Tiranes, demtimet e shumta kane qene shkaku kryesor i Tiranes, qe nuk e ka nisur si duhet kampionatin.

“Kete sezon nuk e kemi nisur sic duhet sezonin. Sigurisht qe nuk kemi me te njejtet lojtare qe kishim ne Champions, pasi disa jane larguar dhe disa te tjere jane te demtuar, e kjo ka ndikuar shume ne lojen e ekipit”, pohon vlonjati. Nderkohe Mukaj shprehet se fitorja ndaj Gramozit ishte me se e merituar dhe se skuadra po konsolidohet nga java ne jave. “Por kemi marre rezultate pozitive dy javet e fundit dhe nese do te mund te ruajme ritmin e fitoreve, besoj do behet me mire”, shtjellon me tej kapiteni, i cili thekson se me te ardhur ne forme, do te jape maksimumin per realizimin e objektivave nga skuadra.

Ai beson verberisht se periudha ne vazhdim do te jete e lavdishme per Tiranen, e cila sipas tij i ka te gjitha shanset per t’u rishpallur serish ekipi me i mire i vendit: “Tirana edhe ne kete sezon do ta fitoje titullin kampion”, perfundon Mukaj. 
 
 

Top Channel