Misioni “Best Seller”…

16/09/2009 19:00

Rruga per t’u bere shkrimtar i njohur eshte shume e lodhshme. Jo te gjithe qe shkruajne arrijne te jene te suksesshem me veprat e tyre.

Ben Blushi autori i “Te jetosh ne ishull”, i cili ka shitur mijera kopje te nje nder librave me te suksesshem te kohrave te fundit, thekson se Shqiperia perben nje thesar te vertete frymezimi per te tilla vepra.

“Shqiperia mbetet nje vend interesant per t’u levruar ne aspektin historik dhe ne kemi nje fat te madh qe mund te ndertojme historine e vendit tone duke e shkruar”, eshte shprehur Blushi ne “Pasdite ne Top Channel”.

Nderkohe per Rudina Xhungen, te shkruash eshte njesoj sikur te udhetosh. “Te shkruash eshte sikur te udhetosh edhe me metro edhe me autobus edhe ne kembe. Te udhetosh dhe te arrish ne destinacion shpesh eshte e veshtire dhe e njejta gje eshte edhe kur shkruan”, shprehet Xhunga.

Duke folur per veprat e saja si shkrimtare, Xhunga i vlereson si interesante. “Temat jane interesante dhe nuk e di kur erdhen, por ja qe erdhen dhe besoj se jane interesante”, tha ajo.

Numri i qytetareve shqiptare te drejtuar nga leximi eshte rritur dhe preferencat e tyre jane te shumellojshme. “Pelqej nje liber qe drejtohet drejt filozofise”, thote nje i ri teksa zgjedh nje liber ne librari.

Nderkohe per nje vajze te re te huaj krijimtaria shqiptare eshte shume intersante dhe Ismail Kadare eshte shkrimtari i saj i preferuar. “Libri im i preferuar eshte ‘Gjenerali i ushtrise se vdekur’ dhe Kadare eshte nje shkrimtar i madh”, thote ajo.

Megjithate te hysh ne biznesin e librit ne Shqiperi eshte e veshtire per shkak te shitjeve te pakta. Libri me i shitur nuk i kalon 20 mije kopje, por misioni “best seller” vazhdon…

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta