
Interi ne repartin e avancuar ka ndryshuar krejtesisht filozofi qe nga koha e largimit te Ibres.
Zikaltrit luajne tashme me topin ne toke dhe me kombinime te shpejta duke shfrytezuar tekniken e rralle te Samuel Eto i cili ne ndeshjen e sotme serish do kete mbeshtetjen e Militos.
Ne menyre agresive pergjigjet Guardiola me tre sulmues, i padiskutueshmi Lionel Mesi, Tierri Henri dhe ne qender Zllatan Ibrahimovic i cili shkoi ne Spanje per te gjetur sfida dhe kjo padyshim eshte nder me te medhate per te.
Do t’i duhet t’i tregoje shokeve te skuadres se di te beje vertet diferencen edhe ne Europe.
Interi nuk fiton nje perballje te Champions qe nga 22 tetori i vitit 2008 kur fitoi minimalisht 1-0 me Anorthosin, por nga ana tjeter ekipi italian ka humbur vetem 1 nga 33 ndeshjet zyrtare qe ka zhvilluar ne fushen e tij.
Nderkohe Barcelona nuk peson gol ne Europe qe nga 6 maji i vitit te shkuar kur barazoi me Celsin ne gjysmefinale 1-1.
Qe nga ai gol qe iu shenua nga Esien ne minuten e 9-te skuadra e Guardioles ka ruajtur porten te paprekur ndaj Manchesterit ne finale dhe ndaj Shaktarit ne Superkupen e Europes, ne total 291 minuta.
Keto shifra ndezin edhe me shume atmosferen e sfides qe ashtu si thote dhe Mourinjo eshte me shume Inter-Barcelona se Eto-Ibrahimovic.
Top Channel