Cana: Shiriti i kapitenit, nje nder i madh

16/09/2009 08:20

Lorik Cana kerkon te shperbleje besimin e dhene nga trajneri Stiv Brus, i cili i ka besuar shqiptarit shiritin e kapitenit.

26-vjecari eshte shnderruar ne liderin e Sanderlendit, edhe pse i eshte bashkuar skuadres angleze vetem pak kohe me pare. Duelet e ashpra ne mesfushe kane bere qe mesfushori i Kombetares shqiptare te behet lojtari i preferuar i tifozeve ne “Stadiumin e Dritave”.

Kuqeziu deklaroi: “Eshte nje nder shume i madh te jesh kapiten i skuadres. E kam pasur nje rol te tille edhe me pare, gjate periudhes kur luaja ne Marseje, por te them te drejten nuk mendoja se do te me besohej shiriti brenda nje kohe kaq te shkurter. Natyrisht qe e pranoj me kenaqesi detyren time te re. Jam krenar per familjen time dhe per njerezit e mi dhe do te jap maksimumin ne cdo ndeshje, per t’i shperblyer klubit besimin qe ka treguar tek une. Kete perpiqem te bej gjithmone, sa here qe zbres ne fushe. Jam krenar qe do te jem kapiten dhe do te jap me te miren”.

Cana mbajti per here te pare shiritin ne sfiden e fituar 4:1 me Hull Sitin. Ai ka falenderuar partnerin e mesfushes, Li Ketermol, per ndihmen qe i ka dhene per t’u pershtatur sa me shpejt me stilin e lojes ne Premierlige. “Li me ka ndihmuar shume gjate ketyre ndeshjeve te para. Mendoj se jam me fat qe luaj perkrah tij ketu te Sanderlendi”, shtoi mesfushori. Pas elozheve nga trajneri Brus, fjalet e mira per Canen nuk i kurseu as sulmuesi Daren Bent, nje tjeter blerje e re e skuadres.

“Bomberi” tha: “Kunder Hull-it, Cana ishte i shkelqyer. Ai e perdor mire topin, jep pasime te mira dhe nuk nguron te gjuaje drejt portes. Mendoj se ai do te behet padyshim nje prej idhujve te tifozerise”.

Top Channel