
Arjan Beqaj, portieri i Kombetares shqiptare, eshte rikuperuar plotesisht pas demtimit ne shpatull, qe e mbajti gjashte muaj larg fushave.
33-vjecari u kthye ne fushe per Anorthosis, duke regjistruar debutimin sezonal me Anorthosis ne kampionatin qipriot. “Gardiani” ka falenderuar klubin dhe te gjithe ata persona qe i qendruan prane gjate momenteve te veshtira dhe vleresoi fitoren 3-1 perballe Arisit.
“Ndihem mire. Shpatulla eshte forcuar dhe nuk kam me asnje problem. Ne keto momente me mungojne minutat ne fushen e lojes. Me duhet ende edhe pak kohe qe te jem ne 100 per qind te formes, sepse nuk aktivizohesha prej nje kohe te gjate”, deklaroi Beqaj.
“Kam punuar shume qe te rikthehesha dhe mendoj se se shpejti do te me shihni ne gjendjen optimale. Kam kaluar nje moment shume te veshtire: te qendrosh pese-gjashte muaj larg fushave, nuk eshte e lehte per asnje lojtar. Por, tashme gjithcka kaloi dhe rehabilitimi shkoi sipas parashikimeve”. Me tej ai foli per tri piket e Anorthosis:
“Perballe Arisit arritem nje fitore te rendesishme. Edhe pse e pame veten ne disavantazh, gjetem forca qe te permbysnim rezultatin dhe te merrnim piket e plota. Jemi nje skuader e re, por kemi besim ne kualitetin tone”. Rikthimi i portierit veteran eshte nje lajm shume i mire edhe per Kombetaren e drejtuar nga Josip Kuzhe.
Beqaj do te jete plotesisht i gatshem per sfiden e fundit eliminatore te Boterorit 2010, me 14 tetor ne fushen e Suedise. Eksperienca e tij do t’u sherbeje shume kuqezinjve, te cilet synojne te ruajne ecurine pozitive nen drejtimin e teknikut kroat.
Top Channel