SHBA, shuhet Patrick Swayze

15/09/2009 03:35

Ka vdekur ne moshen 57-vjecare pas nje beteje te gjate kunder kancerit aktori, balerini kantautori dhe publicisti i njohur amerikan, Patrick Swayze.

“Swayze humbi jeten si pasoje e kancerit ne pankreas”, deklaroi nje i aferm i aktorit.

Patrick Swayze i lindur me 18 gusht te vitit 1952 ishte nje aktor, balerin dhe kantautor i famshem amerikan. Ai ka luajtur ne disa filma si dhe  ka qene ideator i nje sere programesh televizive kulturore por do te mbahet mend per interpretimin e tij ne filmat “Dirty Dancing” (Kercim Dashurie) dhe “Ghost” (Shpirti) ku perkrah tij luajti edhe Demi Moore.

Do te kujtohet gjithashtu edhe per performancat e tij si balerin dhe si njohes i shkelqyer i kercimeve te ndryshme.

Gjendja e Swayze ishte perkeqesuar qe ne muajin janar te vitit 2008 dhe doktori i tij personal pati deklaruar se ai ndjente vazhdimisht shume dhimbje.

FOTO GALERI
1/6
Aktori i njohur ne filmat "Dirty Dancing" dhe "Ghost"

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta