
Aktorja dhe kengetarja simpatike Rozana Radi e ka ndare mendjen…do te kendoje e do te ‘perdridhet’ per sa kohe kjo pune i jep para.
Rozi, sic e njohin miqte, duke ironizuar deri diku jeten e saj prej kengetareje, shpreh deshiren e saj te madhe per te qene ne skenen e teatrit.
“Ne skenen e teatrit jam njeriu me i lumtur, atje eshte jeta ime. Dua me shume aktrimin se sa te kenduarit. Por perderisa kjo pune me jep fitime une do te vazhdoj ta bej edhe pse do te kisha shume deshire qe neper lokale e pube te kendohej live e ku audienca te merrte realisht emocione prej meje”, thote Rozi.
Me nje look si gjithnje interesant, sportive e shume trendy, bjondja Rozane, gjate nje interviste ne emisionin “Select”, flet per klipin e saj te fundit te realizuar me Noizy.
“Noizy ka marre shume prej meje ne kete klip, pasi ishte hera e pare per te qe paraqitej ne kete forme. Ishte eksperimentim, padiskutim”, thote Rozi.
“Kam nje fustan 400 euro te shtrenjte dhe qe me pelqen ta reklamoj ne klip”, thote me shaka Rozana, duke folur per nje prej pozave te transmetuar se shumti ne kete klip.
Rozi thote se pati kerkuar nje klip joshes, ndersa regjisori ka sjelle sipas menyres se tij realizimin me te fundit te Rozit ne bashkepunim me Noizy.
Top Channel