Te drejtat televizive, FSHF 300 mije euro per 11 klube

14/09/2009 23:15

Komiteti ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit ka miratuar fondin 300 mije Euro, si kontribut shtese i ketij institucioni ne projektin e skemes se re te menaxhimit te te drejtave televizive dhe reklames.

Keshtu, 11 klubet shqiptare te superliges qe kishin rene dakord disa dite me pare me menyren e menaxhimit te te drejtave televizive nga kompania UFA Sports, do te perfitojne shumen 600.000 Euro.

Vetem klubi i futbollit Dinamo nuk do te perfitoje nga kjo shume, pasi drejtuesit e skuadres blu nuk pranuan qe kjo e drejte te menaxhohet nga kompania gjermane.

Pritet qe kete jave te behet dhe tenderi per shitjen e te drejtave televizive dhe menaxhimit te reklamave neper stadiumet shqiptare.

Ne mbledhjen e dites se hene, komiteti ekzekutiv i FSHF ka miratuar gjithashtu edhe premion prej afro 40 mije euro, per barazimin e kombetares shqiptare ne ndeshjen me Danimarken.

Top Channel