Bayern-Ribery, palet mund te zgjasin kontraten

14/09/2009 11:55

Franck Ribery duket se ka rigjetur lumturine me fanelen e Bayern Munchen.

Pak dite pas deklarates “bombe” te fantazistit francez, i cili u shpreh se marredhenia e tij me trajnerin Van Gaal eshte thjesht profesionale, tashme mendohet per nje rinovim te mundshem te kontrates me klubin bavarez.

Gjate muajve te veres u perfol shume per largimin tek Real Madrid, por blerja e Robben dhe rritja e ndjeshme e lojes se skuadres gjate ndeshjeve te fundit, kane bere qe Ribery te ndryshoje mendim. Kontrata aktuale e francezit me klubin gjerman skadon ne vitin 2011.

Ne ndeshjen e dites se shtune kunder Borussia Dortmund te fituar 5-1, Ribery ia dedikoi golin trajnerit holandez, me te cilin i ka shkrire akujt.

Top Channel