Elton John kerkon te adoptoje nje femije
13/09/2009 11:30
Elton John deshiron te adoptoje nje femije 14 muajsh qe i ka rene ne sy gjate nje vizite ne nje jetimore te Ukraines.
Kengetari britanik e ka publikuar vete deshiren e tij, duke shtuar se bashke me partnerin David Furnish deshirojne te marrin ne shtepine e tyre vogelushin. “David ka dashur perhere te adoptoje nje femije. Une i kam thene jo per shkak te jetes qe bej por edhe pse tashme jam 62 vjec”, deklaron John.
Por me pas ai shton se ndryshoi ide pas vizites ne jetimore me fondacionin e tij te luftes kunder AIDS. “Ndryshova menjehere mendim pasi pashe vogelushin Lev. Nuk di si do t’ia bejme per ta rritur por ai me hyri menjehere ne zemer. Do ishte bukur ta kishim ne shtepi”, perfundon kengetari.
Top Channel