Premier League, Manchester ndal Tottenham

12/09/2009 21:35

Manchester United ka ndalur vrullin e Tottenham Hotspur, duke fituar 3-1 ne stadiumin “White Hart Lane”.

Vendasit kaluan ne avantazh qe ne minuten e pare te ndeshjes me ane te Jermain Defoe, qe do te ishte edhe goli i vetem per ta ne kete takim.

Kampioni ne fuqi i Premier Lieague barazoi me ane te Ryan Giggs ne minuten e ‘25, ndersa pa perfunduar pjesa e pare mysafiret gjeten avantazhin me golin e Anderson.

Edhe pse nga minuta e 59-te Djajte e Kuq mbeten me nje lojtar me pak ne fushe, ata jo vetem qe mbrojten rezultatin por arriten te shenojne serish.

Rezultatin perfundimtar e vendosi sulmuesi Wayne Rooney, i cili shenoi golin e trete per Manchester ne minuten e ‘78.

Me kete fitore United pozicionohet ne vendin e dyte me pike te barabarta me rivalin e qytetit Manchester City dhe Tottenham Hotspur, ndersa ka tre pike me pak se vendi i pare qe e mban Chelsea.

Top Channel