
Bajerni i Mynihut, i udhehequr nga Frenk Riberi ka shkaterruar 5-1 Dortmundin ne fushen e tij.
U tregua agresive skuadra e Borusias e drejtuar nga Klop, i cili kishte vendosur nje skuader sulmuese 4-3-3 perballe Bajernit te Van Galit.
Shume shpejt, qe ne minuten e ‘10 Dortmundi kalon ne avantazh. Pas shenimit te golit vendasit tentuan edhe ne disa raste per te dyfishuar, por jo vetem qe nuk ia dolen mbane te dyfishonin rezultatin, por i dhane mundesine Bajernit qe te barazoje shifrat 10 minuta perpara perfundimit te pjeses se pare me Mario Gomez.
Ne pjesen e dyte te dyja skuadrat luajten nje loje me te hapur, futja e Riberi qe ne fillimin e pjeses se dyte ndryshoi gjithcka dhe kur kishin kaluar vetem 5 minuta Shvajnstajger kalon bavarezet ne avantazh.
Ka qene vete francezi Riberi qe shenon edhe golin e trete per bavarezet te cilet nuk ndalen me kaq, pasi ka qene 19-vjecari Myeler me nje dy golesh ai qe ka vulosur rezultatin ne 5-1.
Humbja e kesaj jave e le Borusian ne vendin e 13-te, nderkohe qe Bajerni ngjitet ne vendin e katert.
Bajern Leverkusen ka mundur 3-2 Volfsburgun ne fushen e tij duke marre kreun e Bundesliges.
Kapiteni Rolfes shenon dy here per t’i lene rradhen Kiesling qe te shenonte golin e trete, perpara se vendasit e Voflsburgut te reagonin me dy gola ne pjesen e dyte qe nuk i mjaftuan per te marre pike ne kete jave te peste te kampionatit gjerman.
Top Channel