
Pas shume zhurme per “Muajt e Mjaltit” shqiptaro-serb, filmi mundi te lere gjurme ne Festivalin e Venecias, duke bere qe kritika ta cilesoje si “film te guximshem”.
Ndersa per regjisorin serb Goran Paskaljevic u tha se rrezikoi ne kete produksion qe Venecia e etiketoi si film te rendesishem.
Krahas interpretimit te aktoreve Bujar Lako e Yllka Mujo, interpretuan edhe aktoret e rinj, te cilet qene te perkedhelur nga fati pasi munden te parakalonin ne tapetin e kuq te nje fesivali te rendesishem.
“Ishte nje emocion i madh per mua qe e pashe kete film ne nje nder sallat e Festivalit te Venecias. Ishte nje gje me te vertete e bukur”, u shpreh aktori Jozef Shiroka
Ndersa aktorja tjeter e re, Mirela Naska pjesemarrese ne kete film ka shprehur kenaqesine qe ka qene pjese e nje bashkepunimi me aktoret e mirenjohur si Bujar Lako dhe Yllka Mujo.
“Jam shume e perkedhelur nga fati qe jam pjese e ketij filmi perkrah Bujar Lakos dhe Yllka Mujos eshte me te vertete dicka e madhe per mua. Nje shkolle e vertete ka qene bashkepunimi me regjisorin Goran Paskaljevic”, u shpreh per aktorja Mirela Naska.
Ndersa per bashkeskenaristin e “Muajt e Mjaltit”, Genc Permetin, Venecia ishte finalizimi i nje misioni qe nisi vite me pare.
“Ne fillim u duken si dy histori te thjeshta, te dy familjeve, por qe ne te vertete ato marrin nje konokacion thellesisht politik i cili eshte pikepyetja qe i shtrohet Europes”, u shpreh Permeti, bashkeskenarist i filmit.
Per drejtorin e Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Venecia, “Muajt e mjaltit” eshte nje histori e madhe qe na ben te kuptojme nga vijme e ku po shkojme.
Pas premieres boterore ne Venecia dhe gares ne 8 festivale nderkombetare vetem ne muajin tetor, pas premierave ne Beograd e mandej ne Tirane me 27 nentor, “Muajt e Mjaltit” do te nise te transmetohet ne kanalet e filmave ne platformen DigitAlb per te gjithe shqiptaret.
Top Channel