Love bllokon imazhin e Kurt per Guitar Hero

11/09/2009 17:20

Ka shume pak mundesi qe Kurt Cobain te jete pjestar i lojes me te fundit Guitar Hero 5.

Nepermjet nje mesazhi te dhene nga blogu Twitter, e veja e ish liderit te grupit Nirvana, Courtney Love ka kercenuar me inisiativa ligjore ndaj atyre qe do perdorin imazhin e Kurt per kete loje.

“Guitar Hero po dhunon te drejtat e kontrates dhe duhet te terhiqen pasi ne te kundert do ndjekim rrugen ligjore kunder Activision”, shprehet Love, e cila nuk ka preferuar qe figura e Kurt te perdoret ne sfond me muziken e “You Give Love a Bad Name” te kenduar nga Bon Jovi.

“Kurt Cobain eshte nje prej ikonave te muzikes rock dhe eshte nder qe ne Guitar Hero 5 te kemi dy prej kryeveprave te Nirvana-ve”, shprehet zv/presidenti i Activision, Tim Riley pasi dy prej kengeve te Kurt, “Nevermind” dhe “Smells Like Teen Spirit” jane pjese e kesaj loje.

 

Top Channel