Erjon Bogdani, hero ne Suedi

11/09/2009 10:00

Ne minuten e 51-te, kur ka shtyre drejt rrjetes daneze ate top te marre  nga Salihi, ngriti peshe zemrat e te gjithe shqiptareve, por jo vetem.

Behet fjale per Erjon Bogdanin, autorin e golit te vetem te Shqiperise ne barazimin historik kunder Danimarkes. Gezimi per kete gol i ka kaluar kufijte kombetare dhe ka mberritur deri ne Suedi e Portugali.

Nje gje te tille e konfirmon edhe fakti se per ndeshjen e luajtur ne Tirane ka pasur nje interesim te madh te shtypit te ketyre dy vendeve, kombetaret e te cilave jane edhe rivalet direkte te Danimarkes per vendin e pare ne grupi 1.

E perditshmja sportive suedeze, “SPORT-Expressen”, e cila ka pasur ne “Qemal Stafa” edhe te derguarin e saj, i ka kushtuar hapesire ne faqet e saj prononcimit te protagonistit shqiptar te kesaj ndeshjeje, Bogdanit, i cili konsiderohet tashme si hero edhe prej tyre, pasi me rezultatin 1-1 ka qene njekohesisht nje ndihme per suedezet, qe cilet fale golit te tij tashme shikojne me shume shanse per kualifikim.

“Une jam i kenaqur qe munda te ndihmoj Suedine”, eshte shprehur Bogdani per gazetarin suedez te “SPORT-Expressen”, ne oret e vona te se merkures. Suedezet i jane mirenjohjes Bogdanit per golin qe i shenoi rivalit direkt te tyre.

“Ishim ne nje gjendje te mire, shton sulmuesi. Ishte nje ndeshje e bukur. Danimarka eshte nje ekip i forte, por kemi luajtur ne shtepi dhe shfrytezuam momentin tone te mire”. Shtatlarti shqiptar ka sqaruar se ne momentin qe ka shenuar as qe e ka pasur mendje se po ndihmonte Suedine, por thjeshte ishte “i lumtur per golin ndaj nje prej ekipeve me te mira ne grup. Kemi permiresuar shume pas ardhjes se trajnerit te ri, kemi punuar shume edhe faktikisht”.

Ndeshjen e fundit ne keto eliminatore Shqiperia do ta luaje pikerisht kunder Suedise me 14 tetor 2009, prandaj Bogdani i paralajmeron suedezet se kuqezinjte duan pike: “Do te jete nje ndeshje e veshtire, si ne Danimarke, por ne do te japim me te miren. Ne nuk vijme ketu per t’ju ndihmuar, por synojme te marrim pike”. Gjithsesi, ai i uron suedezet qe te fitojne ne sfiden direkte me Danimarken. “Te dyja ekipet luajne mire. Por do me pelqente te fitonte Suedia. U gezova qe moret tri piket ndaj Maltes. Tani paç fat Suedi!”, nenvizon Bogdani, i cili ne lidhje me pyetjen “Tani ju jeni hero ne Suedi, çfare mendoni per kete?”, pergjigjet: “Mire, shume faleminderit. Jam i kenaqur qe ndihmova Suedine te kete me shume shanse per kualifikim. Por jam me i kenaqur qe ne beme nje ndeshje te mire ndaj Danimarkes”, perfundon Bogdani.  
 

Top Channel