Ngrohja e Tokes filloi pas vitit 1950

10/09/2009 12:50

Shtohen provat qe faktojne pasojat e efektit serre ne klimen e planetit tone.

Qe nga lindja e Krishtit dhe deri ne mesin e viteve ‘900, teperaturat e Tokes varionin rreth nje mesatareje me tendence uljen edhe pse ne periudha te caktuara ka pasur temperatura mjaft te larta. Por ne gjysme-shekullin tjeter kjo tendence ndryshoi pasi per here te pare ne 2 mije vjet, Toka po kalon nje periudhe shume te ngrohte.

Ky studim i publikuar ne revisten “Science” ka gjurmuar temperaturat mesatare gjate shekujve deri ne ditet e sotme. “Ftohja e Tokes brenda nje mijevjecari ka lidhje me udhetimin qe kryen Toka rreth Diellit dhe nje gje e tille duhej te kishte vazhduar edhe pas vitit 1950. Asnje prej faktoreve natyrore qe kane vepruar ne te shkuaren nuk e shpjegon kete tendence drejt ngrohjes.

Kjo ndodh ne nje kohe qe kemi rritje te gazrave serre te emetuar ne atmosfere dhe nuk eshte nje koicidence”, shprehet nje prej studiuesve te grupit te perbere nga shkencetare amerikane dhe europiane.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta