Vila: Qendrimi ne Kombetare, eksperience e mire

08/09/2009 10:05

Ishte nje prej lojtareve qe bene diferencen ne takimin ku perfaqesuesja U-21 e Artan Bushatit fitoi 1:0 perballe Azerbajxhanit.

Tashme Emiljano Vila shihet si nje alternative per krahun e majte te mesfushes. Trajneri Josip Kuzhe vendosi ta kishte ne dispozicion per sfiden e se merkures, ndersa talenti durrsak do te jete ne balotazh me Liken dhe Hyken per nje fanelle titullari.

“Personalisht mendoj se eshte mjaft pozitive te punosh me grupin e Kombetares ‘A’. Dihet qe ata jane futbolliste shume cilesore, te cilet luajne ne ekipe te njohura ne arenen nderkombetare. Per mua eshte nje eksperience shume e mire qe jam prane ketyre lojtareve”, deklaroi Vila ne konferencen per shtyp.

“Per aq minuta sa jam aktivizuar, mendoj se e kam justifikuar prezencen time ne perfaqesuese. Kam dhene me te miren ne takimet e kaluara dhe premtoj se do te bej te njejten gje edhe ne sfidat e ardhshme. Ne fushe kunder Danimarkes? Nese luaj shpresoj te bej maksimumin”.

21-vjecari zbuloi edhe ambiciet per te ardhmen: “Qe prej periudhes kur luaja me Teuten, kisha si objektiv Kombetaren. E arrita pasi Kuzhe ma beri nje ftese. Shpresoj qe besimi i trajnerit te vazhdoje te rritet. Synoj qe me shume pune te vazhdoj te jem pjese e me te mireve. Derisa jam ketu, jam gati per te luajtur. Me kane ndihmuar edhe keshillat e djemve te tjere ne skuader. Me kane mbajtur shume afer, nuk e prisja nje gje te tille”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta