Olsen: Ne Shqiperi na pret nje ambient armiqesor

08/09/2009 10:05

Morten Olsen paralajmeron skuadren e tij, qe ta vleresoje maksimalisht perballjen e se merkures me Shqiperine ne stadiumin “Qemal Stafa”.

Trajneri i perfaqesueses se Danimarkes e ka te qarte se ne Tirane kryesuesit e Grupit 1 (qe me tri pike kualifikohen ne Boterorin 2010), do te perballen me nje ambient armiqesor.

“Takimi do te jete i ndezur. Ketu do te ndikoje edhe atmosfera ‘e nxehte’ dhe aspak miqesore qe krijojne tifozet shqiptare per skuadrat kundershtare”, deklaroi 60-vjeçari duke rikujtuar sfiden e afro pese viteve me pare, te fituar 2:0 perballe kuqezinjve. “Do te jete me shume nje sfide nervash, ku skuadra duhet te tregoje profesionalizmin e saj. eshte nje ndeshje krejt e ndryshme nga ato qe jemi mesuar te luajme”.

Ne deklaraten e dhene per “TV2”, Olsen shprehet se Bendtner dhe yjet e tjere te Danimarkes nuk do ta kene te lehte te luajne perballe nje publiku te tille: “Do te diskutojme me lojtaret dhe t’i parapergatitim per nje ambient te ndryshem nga te tjeret. Skuadra ime duhet te kete parasysh se sa here qe Shqiperia do te kaloje mesin e fushes, fansat do te fillojne te bertasin dhe t’i mbeshtesin. Kjo eshte menyra se si reagon publiku atje”.

Me tej, trajneri shtoi se per momentin danezet duhet ta harrojne Suedine dhe Hungarine, por te jene te perqendruar maksimalisht te Shqiperia e drejtuar nga Josip Kuzhe.

Ne rast se nuk marrin tri piket te merkuren, ne tetor nordiket do te luajne “finalen e madhe” me rivalet direkt te Suedise, qe ndodhen vetem 4 pike larg dhe shpresojne te perfitojne nga nje hap fals i Danimarkes.

“Nuk me intereson si dalin rezultatet e skuadrave te tjera te grupit. Ne duhet te mendojme vetem per Shqiperine: te merkuren ta harrojme Suedine apo Hungarine. Ndodhemi ne pozitat e kryesuesve fale punes dhe pergatitjes se mire, e per kete arsye duhet te jemi te perqendruar dhe te fitojme tri piket ne takimin e se merkures”, shtoi Olsen.

“Me barazimin perballe Portugalise realizuam objektivin tone. Pika e marre ishte si nje fitore per ne. Vuajtem presionin e luzitaneve, por u mbrojtem mire”. I njejti skenar do te perseritet edhe ne Shqiperi, por kete here do te jete Danimarka ajo qe do ta kontrolloje lojen, ndersa kuqezinjte pritet te mendojne me shume per mbrojtjen.

“Shqiperia eshte nje skuader e mirorganizuar dhe me lojtare te talentuar, por e theksoj se presioni me i madh me te cilin duhet te perballemi jane tifozet. Nese duam te luajme ne Kupen e Botes, duhet t’i rezistojme presionit te 20 mije personave qe brohorasin ekipin e tyre”, perfundoi Olsen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta