“Danimarke, harroje 1 prillin!”

08/09/2009 09:50

Ate humbje te turpshme 3-0 te 1 prillit 2009 ne Kopenhagen, e cila i preu “koken” Ari Hanit, e ka pare nga televizori, duke e vuajtur shume ate mungese, por tashme me te ne fushe u premton danezeve nje tjeter sfide.

Ky eshte Lorik Cana, lojtari “Vip” i Kombetares se Shqiperise. Kundershtari vjen per te katerten here ne Tirane dhe ka si synim te festoje kualifikimin me nje fitore pas 90 minutave ndaj kuqezinjve.

Por Cana beson se te merkuren ne mbremje, ne tapetin e blerte te “Qemal Stafes” do te zbrese nje tjeter skuader, e cila ka si objektiv t‘ia veshtiresoje kualifikimin Danimarkes.

“Vertet eshte kundershtari qe ka pasur me shume sukses dhe ka shume mundesi te jete ne krye te grupit. Kete e tregojne vete rezultatet qe kane arritur, pohon Cana. Kane shume pike per aq ndeshje sa kane luajtur. Normalisht do te vijne ketu per te mbyllur gjithçka per sa i perket vendit te pare. Nga ana tjeter, ne jemi ne rrugen e kolaudimit te ekipit te se ardhmes dhe testi me kundershtare te forte eshte prova me e mire per te krijuar ide me te qarta. Jam i bindur se do te jete nje tjeter loje, nje tjeter ndeshje nga ajo qe kemi treguar ne Kopenhagen para disa muajsh”.

Mesfushori thekson se nuk e shikon kete sfide si nje hakmarrje per humbjen e 1 prillit, por premton se Shqiperia nuk ka ndermend te dorezohet lehte.

“Danimarka duhet te na munde, qe te tregoje se sa vlen, nenvizon Cana. Por ne fushen tone ne jemi nje ekip mjaft i forte. Realisht deshira ime e madhe per kete ndeshje eshte perparimi i skuadres. Kemi shume lojtare te rinj. Kjo na jep shpresa per te ardhmen dhe per te ndertuar nje skuader te forte”. Per here te fundit ne “Qemal Stafa” u largua me nje fitore 2-0 (9 tetor 2004, per eliminatoret e Boterorit 2006), kur Kombetarja jone drejtohej nga gjermani Hans Peter Brigel, por mesfushori i fuqishem shqiptar, Lorik Cana, del “kunder” kujtimeve te pese viteve me pare, ku dhe ai ishte nje nga deshmitaret ne fushe te humbjes (vetem tre lojtare jane ende me Kombetaren nga ai takim: Cana, Duro, Skela).

Cana e di se perballe ka nje skuader te madhe, e cila, edhe nese do te kishte siguruar kualifikimin, serish ne Tirane do te kerkonte fitoren. Por, gjithsesi, ai pranon haptazi se ne ndeshjen Danimarke-Portugali ishte tifoz i luzitaneve.

“Ata jane nje skuader e organizuar mire, shtoi ai me pas. Por ne kemi misionin tone, detyren tone per te fituar”. E njeh mire kundershtarin dhe nivelin e tyre te larte, por mendon se edhe Shqiperia ka shanset e saj per ta fituar kete ndeshje. Si shembull ilustrues jep sfidat qe kuqezinjte kane luajtur me kundershtare edhe me te forte, disa prej te cilave i kemi fituar edhe me pak fat.

Ai e vlereson periudhen e gjate te grumbullimit te Kombetares para kesaj ndeshjeje: “Kur ke shume kohe, ke mundesi qe te pergatitesh me mire dhe trajneri ka mundesi t’i saktesoje gjerat me mire. Kemi pasur disa demtime, por deri te merkuren do te jemi gati ne aspektin taktik dhe ne detajet e vogla”.

Cana, qe numeron 37 ndeshje me perfaqesuesen (1 gol) dhe prej kohesh eshte “salduar” ne qender te mbrojtjes nga tre trajneret e fundit te Shqiperise, si me Oto Bariçin, Ari Hanin, ashtu dhe me Josip Kuzhene: “E ndiej veten me mire atje ku ekipi ka nevoje per mua. Per momentin, nevoja eshte ne mbrojtje dhe me gjithe qejf e bej”, perfundon Loriku.  
 
 
 

Top Channel