SHBA, atleti vdes gjate stervitjes
07/09/2009 13:45
Nje atlet i ri amerikan ka vdekur ne stervitje, pasi gjate hedhjes me shkop ai eshte rrezuar ne cimento duke marre nje goditje fatale ne koke.
Pasi ka kryer kercimin me shkop, ai nuk ka mundur te rrezohet ne dyshek, duke u perplasur dhunshem me cimenton. Viktima 19 vjec ishte student ne Universitetin e San Diegos ne Kaliforni.
Ka rezultuar e kote perpjekja e ambulances, pasi ai ka nderruar jete gjate rruges per ne spital. Sot do te kryhet edhe autopsia e trupit te pajete.
Top Channel