Zevendeskryeministri kosovar, Hajredin Kuci ka deklaruar se qendrimi i Prishtines zyrtare ndaj protokollit mes misionit EULEX dhe Serbise vazhdon te mbetet kunder.

Gjate nje mbledhjeje te posacme te komisionit parlamentar per politiken e jashtme, Kuci ka theksuar se nuk do te pranohet asnje marreveshje qe do te nenshkruhet pa perfshirjen e institucioneve te Kosoves.

“Une mendoj se per ate qe ka qene dhe per ate qe eshte protokolli, pergjigjia “jo” ka qene dhe do te jete pergjithmone. Nuk eshte ceshtje e hershme apo e vonshme, eshte ceshtje e mbrojtjes se interesit kombetar”, ka pohuar Kuci.

Top Channel