Jakobsen: Shqiperia, nje fushe e veshtire

07/09/2009 09:30

Lars Jakobsen, njeri prej protagonisteve kryesore ne barazimin qe Danimarka arriti ne fushen e saj me Portugaline, e cileson ndeshjen e se merkures ne Tirane si kyce ne garen per t’u kualifikuar ne Kupen e Botes.

Mbrojtesi i Bllekbern ne Premierligen angleze e cileson Shqiperine si nje vend mjaft i veshtire per te luajtur. “Kualifikimi nuk mund te cilesohet ende si nje ceshtje e perfunduar. Gara eshte ende e hapur, edhe sepse Shqiperia eshte nje ekip i veshtire ne fushen e saj. Gjithsesi, me nje fitore ne kualifikohemi dhe duhet te tregojme se e meritojme kryesimin ne grup dhe kualifikimin per ne boteror”, deklaroi 29-vjecari.

“Me nje rezultat pozitiv ne Tirane do te evitonim qe situata te komplikohej, pasi ne dy takimet e tjera qe mbeten luajme perballe Suedise dhe Hungarise, te cilat synojne te kualifikohen ne zonen ‘play-off’”. Jakobsen tregoi edhe veshtiresite ne barazimin 1:1 me portugezet.

Mbrojtesit dhe mesfushoret daneze ishin padyshim ata qe kishin punen me te veshtire ne fushe: “Duhet te pranoj se fundi i lojes ishte mjaft i veshtire prej presingut te kundershtareve. Vraponim dhe spastronim zonen, por nuk kishim kohe te merrnim fryme, pasi lojtaret e Portugalise shfaqeshin serish ne zone. Ishte nje ndeshje shume e lodhshme”.

Top Channel