Danimarka, dhimbje koke perpara sfides ne Tirane

07/09/2009 08:55

Me tri pike ne Shqiperi, Danimarka e drejtuar nga Morten Olsen do te siguroje kualifikimin ne fazen finale te Boterorit 2010, qe do te zhvillohet ne Afriken e Jugut.

Barazimi 1:1 qe skandinavet arriten perballe Portugalise ka bere qe ata ta shohin veten me nje kembe ne aktivitetin me te rendesishem ne bote, por ka lene edhe mjaft pasoja ne radhet e futbollisteve. Ne stervitjen e se dieles, per kundershtaret e radhes se kuqezinjve te Josip Kuzhe kane munguar Jon Dal Tomason, Niklas Bendtner, Kristian Puolsen, Simon Kjaer dhe Majkell Silberbauer.

Te peste keta lojtare qendruan ne hotelin ku eshte grumbulluar perfaqesuesja daneze per shkak te demtimeve te lehta ne kembe, pas “betejes” me luzitanet e udhehequr nga Kristiano Ronaldo. Skuadra eshte e sakatuar, por sipas mjekut Soren Kalund, te gjithe sportistet pritet te jene te gatshem per takimin e se merkures ne stadiumin “Qemal Stafa”.

“Stafi mjekesor i Kombetares (se Danimarkes) ka pasur mjaft pune gjate mengjesit te dites se diel. Te gjithe futbollistet kane pesuar goditje dhe demtime te lehta, por menjehere pas ndeshjes me Portugaline ata filluan procesin e rehabilitimit”, deklaroi doktori. I vetmi qe rrezikon seriozisht te mos luaje ne Tirane eshte Majkell Silberbauer, i cili ka ndrydhur kaviljen, ndersa ylli i Palermos ne Serine A, Simon Kjaer ka hemorragji ne kembe, pas nje nderhyrjeje te ashper qe pesoi.

“Ne momentet qe po flasim, Kjaer ka vertet shume dhimbje. Po e trajtojme me qetesi situaten e tij, por besojme se do te jete i gatshem te luaje perballe Shqiperise”, shtoi Kalund. Te gjithe lojtaret qe kishin barren kryesore ne sfiden me portugezet, nuk u sterviten: “Tomason vrapoi shume ne mbremjen e se shtunes: ai kishte detyren te mbante skuadren ne sulm, por edhe te kthehej ne fazen mbrojtese. Kristian Puolsen ishte nje prej lojtareve qe kishin me shume pune, duke qene se eshte nje mesfushor me tipare mbrojtese. Ai vrapoi shume dhe ishte aktiv ne mjaft duele me kundershtaret, u lodh vertet shume”.

Vetem gjate stervitjes se sotme pritet te mesohen pasojat reale qe la sfida me Portugaline. Nderkohe, ne radhet e danezeve, per ndeshjen e 9 shtatorit eshte ndezur edhe “dueli” per porten. “Gardiani” titullar, Tomas Sorensen (i pezulluar te shtunen) kerkon te jete ne formacion kunder Kombetares kuqezi, por do ta kete mjaft te veshtire, pas paraqitjes se mire qe Stefan Andersen beri ne fundjave.

Top Channel