Ahtisari: BE, s’ka zgjerim pa u njohur Kosova
07/09/2009 15:00
Ish-kryenegociatori i statusit te Kosoves, Marti Ahtisari ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk mund te zgjerohet me vendet e Ballkanit nese ato nuk njohin pavaresine e Kosoves.
Duke iu referuar ne vecanti Serbise, ish-presidenti finlandez ka theksuar se ato vende qe nuk njohin shtetin e ri duhet te mbajne pergjegjesi per mos zgjerimin e BE-se.
“Shtetet qe kane pasur konflikte ne Ballkan nuk do te munde te hyjne ne Bashkimin Evropian pa i normalizuar marredheniet. Ne kete rast, Serbia nuk mund te hyje ne BE para se ta njohe Koosven si shtet”, ka pohuar Ahtisari.
Me tej ish-kryenegociatori ka shprehur keqardhjen e tij per ndasite e krijuara ne radhet e BE-se lidhur me njohjen e Kosoves.
Top Channel