Maqedoni, MPB: Mbytja nga nje defekt teknik
06/09/2009 18:55
Ministria e Brendshme maqedonase ka bere te ditur sot permes nje komunikate per shtyp, se mbytja e anijes me pasagjere bullgare ne liqenin e Ohrit ka ndodhur si pasoje e nje defekti teknik.
Sipas burimit, defekti ne fjale ka shkaktuar daljen e anijes nga kontrolli, gje qe ka sjelle animin e saj ne anen e djathte dhe me pas fundosjen.
Nderkohe, gjykatesi i ceshtjes ka caktuar masen e paraburgimit prej 30 ditesh per kapitenin e anijes, 23 vjecarin Sotir Filevski.
Ky i fundit doli mbreme para prokuroreve, te cilet e cuan sot ne gjykate, ndersa ndihmesi i tij u la i lire.
Per shkak te vdekjes se 15 personave, te gjithe shtetas bullgare, ne Maqedoni dhe Bullgari eshte mbajtur sot dite zie.
Top Channel