
Nje i vdekur dhe 9 te plagosur si pasoje e nje perleshjeje me arme zjarri ndermjet dy familjeve kosovare ne komunen e Lipjanit.
Ngjarja e rende ka ndodhur te shtunen rreth ores 20:00, kur anetare te te dyja familjeve ishin duke udhetuar me transport urban per ne fshatin Ribar i Madh te Komunes se Lipjanit dhe dyshohet se rrahjet dhe te shtenat kane vazhduar edhe jashte tij ne rruge dhe ne afersi te saj.
“10 persona te plagosur me arme zjarri u transportuan ne QKUK ne Prishtine ku njeri prej tyre vdiq si pasoje e plageve nga armet e zjarrit”, njofton Policia e Kosoves. Njesite policore jane te vendosura edhe ne QKUK (Qendra Klinike Universitare) pasi disa nga te plagosurit jane edhe persona te dyshuar.
Top Channel