
Eshte ndalur ne barazim 1-1 supersfida e grupit tone, Danimarke-Portugali. Vazhdon te vuaje skuadra e Keirozit e cila me kete pike te fituar ne transferte serish qendron pezull dhe larg synimit per t’u kualifikuar per ne Boterorin e 2010-s.
Edhe pse kane sulmuar qe ne fillimin e ndeshjes, portugezet kane pesuar gol te paret. Ne fundin e 45 minutave, Niklas Bendtner kercen me shume se te gjithe ne zonen e rreptesise se kundershtareve dhe nuk mendohet shume per te shenuar. Ne pjesen e dyte danezet qe ishin edhe me prane nje kualifikimi te sigurte me keto tre pike, u mbyllen ne gjysmefushen e tyre ne pritje te sulmeve te portugezeve te cilet provuan nga te gjitha krahet e me te gjitha menyrat.
4 minuta perpara perfundimit te lojes, pas nje goditje kendi, Liedson shenon golin e barazimit qe i jep ende shprese Portugalise, nderkohe qe Danimarka mban kryesimin me nje avantazh prej 4 pikesh nga Hungaria e vendit te dyte. Keta te fundit kane pesuar humbjen e dyte ne kete faze grupesh, pasi u munden nga Suedia ne minutat e fundit. Olof Melberg shenon qe ne minuten e 8-te te takimit duke treguar qarte ambiciet e suedezve per kete ndeshje.
Perpjekjet e Ibrahimovic nuk sollen asnje rezultat tjeter vec disa aksioneve te rrezikshme ne pjesen e pare. Ne te dyten, gjyqtari akordon nje 11-metersh ndaj Hungarise, i cili shnderrohet ne gol nga Huszti. Ishte minuta e 90-te dhe kur gjithcka shkonte drejt barazimit, Ibrahimovic, ne kerkim te golit, kete here i ndihmuar edhe nga fati, kalon Suedine ne avantazh, duke i dhene 3 pike shume te rendesishme qe i ngjit menjehere ne vendin e trete ne grupin 1.
Jane 4 skuadra qe ende shpresojne per dy vendet qe do t’i cojne ne boterorin Afrike e Jugut 2010, te katerta keto skuadra, Danimakra, Hungaria, Suedia dhe Portugalia do te zhvillojne edhe nga 3 ndeshje, nderkohe Shqiperia dhe Malta, skuadra e parafundit dhe e fundit do te zhvillojne edhe nga dy ndeshje. te merkuren kuqezinjte do te perballen me Danimarken ne “Qemal Stafa”, ndersa mbyllin keto eliminatore me ndeshjen 14 tetorit ne Suedi.
Top Channel