
Fitore e rendesishme per Brazilin ne fushen e armiqve te perjetshem te Argjentines qe e konfirmon skuadren e Dunges ne Boterorin 2010.
Kombetarja Selecao ka poshteruar bardhekalterit e Maradones ne Rosario me rezultatin 3-1. Fitore e dyfishte per brazilianet, te cilet mundin pas shume kohesh ne fushen e tyre kombetaren rivale. Ne minuten e 23-te ka qene Luisao qe kaloi miqte ne avantazh, ndersa Luis Fabiano realizoi dopiete ne minutat 30 dhe 66. Golin e vetem per djemte e Maradones e shenoi Datolo ne minuten e 64-t.
Kjo humbje mund t’i kushtoje shume kombetares se Argjentines qe tashme diskuton edhe kualifikimin per ne boteror. Bardhekalterit renditen ne vendin e katert pas Brazilit, Paraguajit dhe Kilit dhe rrezikojne te ndeshen ne nje takim shtese me fituesen e zones Concacaf nese dalin te pestet.
Ndeshjen e radhes Argjentina do ta luaje ne Asuncion te Paraguajit ku parashikohet nje perballje e veshtire per Messi & Co.
Top Channel