
Partia Social Demokrate e Kosoves kerkon ndryshimin e trasese se autostrades Prishtine–Vermise.
Pak dite pasi Ministria e Transportit publikoi listen e ngushte te kompanive qe do te marrin pjese ne tenderin per ndertimin e pjeses kosovare te autostrades, partia e udhehequr nga ish kryeministri, Agim Ceku propozon qe rruga te mos shkoje deri ne Merdare, vend ky qe lidhe Kosoven me Serbine, por te lidhe nje pike tjeter kufitare, ate te Dheut te Bardhe pike kjo qe lidh luginen e Presheves me Kosoven dhe Shqiperine.
“Infrastruktura eshte nje element kyc ne kete integrim. Traseja e re do te lidhte me shpejt shqiptaret e Lugines se Presheves me Prishtinen dhe Tiranen. Qellimi i autostrades eshte qe te lidhe portin e Durresit me Evropen. Permes Dheut te Bardhe autostrada lidhet me arterien kryesore te rajonit Selanik-Kumanove-Beograd-Zagreb dhe ne Evrope. Lidhja e autostrades me kete arterie eshte 6-7 km, kurse nga Merdarja lidhja me kete arterie ka me shume se 100 km”, shprehet, Gezim Kasapolli, zedhenes i Partise Social Demokrate.
Por, zv/ministri i Transporteve, Adem Grabovci hodhi poshte idene e nderhyrjes ne projektin e autostrades Prishtine–Vermice, aq me pak tani qe gjithcka eshte ne fazen finale dhe projekti pritet te filloje. Grabovci la te hapur mundesine e ndryshimeve ne nje faze te mevonshme, gjithmone nese kompania konsulente e sheh te nevojshme nje gje te tille.
Sipas social demokrateve, kostoja dhe gjatesia e autostrades qe do te pershkonte trasene e re nuk do te jete me e madhe se e variantit ekzistues dhe ky projekt nuk e perjashton ne te ardhmen vazhdimin e autostrades deri ne Merdare. Partia Social Demokrate, kerkon qe vazhdimi i autostrades deri ne Merdare duhet te filloje pas ndertimit te autostrades deri ne Dheun e Bardhe.
Top Channel