
Josip Kuzhe kerkon te minimizoje pakenaqesite e shprehura publikisht pas miqesores se fituar 4:0 me U-19.
Trajneri kroat theksoi se nepermjet fjaleve te tij kerkonte te motivonte lojtaret per te dhene me te miren gjate pergatitjeve per ndeshjen me Danimarken dhe jo t’i kritikonte.
Ai ul tonet, ne menyre qe te mos krijoje pakenaqesi brenda grupit dhe qe te ruaje atmosferen e mire ne ekip.
“Po, eshte e vertete, pas ndeshjes isha kritik ndaj ekipit: loja ne skuader ishte disi me e mire se ajo qe futbollistet e mi paraqiten ne aspektin individual”, deklaroi 56-vjeçari gjate konferences per shtyp.
“I bera ato deklarata pasi mendoj se mund te ishim paraqitur me mire ne ate miqesore. Gjithsesi, nuk duhet te harrojme se ishte vetem nje ndeshje qe na sherben per t’u pergatitur per Danimarken dhe ne kete pikepamje jam i qete. Synimi im nuk ishte te kritikoja lojtaret, por t’i motivoja ata per t’u permiresuar. Ndeshja kunder perfaqesueses U-19 na sherbeu, sepse aty eksperimentova pozicione te reja per disa futbolliste. Eshte e natyrshme qe skuadra nuk mund te shprehet ne formen optimale ne takime te tilla testuese”.
Trajneri nuk e fshehu deshiren per te fituar, duke theksuar se nje rezultat i tille perballe te besuarve te Morten Olsen do ta kenaqte.
“Sigurisht qe do te me pelqente fitorja. Jo vetem mua, por te gjitheve. Nje rezultat i tille do t’i lumturonte edhe tifozet, te cilet presin maksimumin nga skuadra kunder Danimarkes, shtoi ai. Detyra jone eshte te krijojme nje atmosfere te mire, duke nderthurur lojen e bukur me rezultatin pozitiv per te ardhmen e skuadres, por edhe per tifozet. Luajme ne fushen tone dhe duhet te permiresohemi: paraqitja duhet te jete me e mire se ajo qe ekipi ka bere ne Danimarke”.
Kuzhe nuk e fshehu faktin se do ta filloje lojen me dy sulmues, nderkohe qe konfirmoi edhe spostimin e Agollit ne mbrojtje, per te zevendesuar Vangjelin.
“Po mendoja te luaja me te njejtin formacion qe fitoi dhe zbaviti tifozet me Qipron. Por, demtimi i Vangjelit e ben te pamundur kete. Ne ditet ne vazhdim do te studiojme variantet me te pershtatshme, por mund te them se Agolli do te spostohet ne krahun e majte te mbrojtjes, ndersa skuadra do ta nise lojen me dy sulmues”, perfundoi trajneri.
Top Channel