Tashme qe Zlatan Ibrahimovic ndihet me gjithe zemer lojtar i Barcelones, sfidon ish skuadren e tij, Interin ne kuader te perplasjes ne Champions League.
Ne 16 shtator Barcelona do zbrese ne “San Siro” ku Ibra u konfirmua si nje nga lojtaret me te mire te planetit. “Shpresoj te fitoj sepse mendoj se jemi me te mire se ata. Madje nuk mendoj por besoj”, theksoi shtatlarti suedez.
Ne vijim, ai shton se mezi po pret qe ajo dite te vije sepse ne te njejtin stadium ku eshte aktivizuar per shume vjet, do shkele me nje fanele tjeter.
“Skuadra ku jam tani luan nje futboll me ofensiv dhe kerkon ta mbaje sa me shume topin. Per te folur rreth ndryshimeve mes dy skuadrave, duhet te pres qe te jem ne 100 % te formes. Tani mendoj vetem si te arrij ritmin e skuadres se re. Kjo varet vetem nga une edhe pse 90 minutat kunder Gijon me ndihmuan shume”, perfundon Ibra.
Top Channel