Josip Kuzhe ka vendosur ta kete ne dispozicion, duke mos e lejuar Jahmir Hyken te bashkohet me Shpresat per sfiden e se shtunes kunder Azerbajxhanit.
Mosaktivizimi i Vangjelit per shkak demtimi ka bere qe tekniku kroat ta shohe mesfushorin 21-vjeçar si nje alternative te mire, nese do te jete e nevojshme qe Agolli te luaje ne mbrojtje.
“Tashme eshte vendosur qe nuk do te luaj edhe per U-21, pavaresisht se trajneri Bushati me kerkoi.Stafi teknik me ka komunikuar se do te vazhdoj stervitjen me Kombetaren per ndeshjen me Danimarken”, pohoi Hyka.
“Shanse per t’u aktivizuar? Te them te drejten nuk kam biseduar me trajnerin, pasi vendime te tilla i takojne vetem atij. Personalisht mund te them se nese do te zbres ne fushe, do te jap maksimumin per te justifikuar besimin. Do te bejme me te miren, pse jo edhe te fitojme, pasi asnje skuader nuk e fillon lojen me idene qe te humbase”.
Danezet jane skuadra e vetme ne Grupin 1 qe nuk e njeh humbjen ne keto eliminatore te Boterorit 2010. “Danimarka eshte nje skuader qe kombinon futbollin fizik me ate teknik. Ne mund t’i veme ne veshtiresi me perdorimin e topit dhe duke i kundersulmuar shpejt. Edhe mund te ndodhe qe humbja e tyre e pare te vije pikerisht pas sfides ne ‘Qemal Stafa’. Ne futboll çdo gje eshte e mundur”, perfundoi talenti qe militon te Mainci ne Bundesligen gjermane.
Top Channel