Agolli: Danimarka ne presion per tri piket

04/09/2009 08:40

Ka shenuar dy supergola ne  dy sfidat e fundit te Kombetares. Megjithate, Ansi Agolli duket se ka fituar besimin e trajnerit Josip Kuzhe jo vetem prej “predhave” nga distanca, por edhe per kualitetin qe i jep krahut te majte (si mbrojtes apo si mesfushor, ne baze te nevojave te ekipit).

Duke folur per sfiden e 9 shtatorit, ne “Qemal Stafa” kunder Danimarkes, 26-vjeçari mendon se fakti qe skuadra e Olsen “zbarkon” ne Tirane me detyrimin per te marre tri piket, mund te kthehet ne favor te Shqiperise.

“Natyrisht qe kjo sfide do te jete mjaft e veshtire per Kombetaren tone. Danimarka vjen si kryesuesja e grupit dhe kerkon me patjeter tri piket, ne menyre qe t’i ruaje keto pozita. Per kete arsye mendoj se do te jene nen presion dhe ne mund te perfitojme, ky eshte avantazhi yne”, deklaroi Agolli gjate konferences per shtyp.

“Ne tri ndeshjet e fundit (kunder Portugalise, Gjeorgjise dhe Qipros), kemi zhvilluar loje te mire dhe nese do te arrijme te perseritemi, mendoj se do te dalim nga fusha me nje rezultat pozitiv”.

Pika e forte e skuadres kuqezi jane ndeshjet ne shtepi. Agolli e ka te qarte  dhe kerkon te perseriten rezultatet dhe loja perballe  Suedise dhe Portugalise, qe ne fillim te edicionit cilesoheshin si dy pretendentet kryesore per t’u kualifikuar ne fazen finale te Boterorit 2010, qe do te zhvillohet ne Afriken e Jugut.

“Nese luajme ne te njejten menyre, siç kemi bere kunder Suedise dhe Portugalise, do te marrim rezultat. Ne fushen tone jemi te afte t’i krijojme probleme çdo kundershtari, pavaresisht emrit. Ne ‘Qemal Stafa’, askush nuk e ka te lehte te fitoje perballe Shqiperise”, theksoi ai.

Agolli shprehet se nuk e ka problem rolin, duke pranuar çdo vendim te trajnerit Kuzhe: “Ne mbrojtje apo ne mesfushe? Per mua eshte njesoj, kjo nuk perben asnje lloj problemi. Golat? Te them te drejten kam shenuar me shume kur jam aktivizuar ne repartin difensiv”.

Ne fund edhe dy fjale per periudhen qe ish-lojtari i Tiranes po kalon ne kampionatin ukrainas, te Krivbasi. “Çfare ka ndryshuar tek une pas transferimit ne Ukraine? Jo shume gjera. Ekipi ku luaj eshte me profesionist. Atje (ne Ukraine) kampionati ka nje futboll me cilesor. Sa per ekipin, ende nuk jam pershtatur plotesisht, por gjithçka vjen me kalimin e kohes. Krivbasi po kalon nje moment jo te mire, por mendoj se shume shpejt do te ringrihemi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA