Spanje, hidhet nga kati i 8-te, vret kalimtarin

03/09/2009 10:00

Nje grua ne Spanje eshte hedhur nga kati i tete, por bashke me veten, ne boten e pertejme ka marre edhe nje person tjeter.

Ngjarja tragji-komike ndodhi ne Viladekans prane Barcelones ku ukrainasja 50 vjecare eshte hedhur nga pallati, duke rene mbi nje kalimtar. 50 vjecarja nuk ka vdekur menjehere por gjate rruges per ne spital ajo nuk ka rezistuar dot.

Te gjitha detajet e kesaj tragjedie i publikon gazeta “El Mundo” ne edicionin online. Sipas te dhenave spitalore, edhe personi i vdekur ne trotuar nuk ka nderruar menjehere jete. Mjeket kane bere gjithcka per ta mbajtur ne jete, por goditja qe ai kishte marre, ishte shume e rende.

Top Channel