
Adrian Mutu po kalon nje nga momentet me te keqija te karrirres se tij pasi rrezikon perjashtimin nga futbolli.
Sulmuesi i Fiorentines, i gjobitur me 17 milione euro per demin qe i shkaktoi skuadres se Chelsea, deklaron se nuk e ka ne dispozicion nje shume te tille. “Une nuk e kam nje shume te tille pasi jane shume para dhe besoj se ne gjithe boten jane 4-5 futbolliste qe mund t’i paguajne cash”, thote rumuni.
Ne vijim, ai shpreh shqetesimin per kete situate, por shton se ndihet krenar per tifiozet e Fiorentines qe e kane mbeshtetur ne cdo moment. “Falenderoj qytetin e Firences per mbeshtetjen qe me ka dhene”, deklaron Mutu. Nderkohe, klubi i Abramovich duket se nuk do heqe dore nga shuma e majme edhe pse lojtari ka kerkuar te negocioje.
Top Channel