FIFA denon Chelsea

03/09/2009 15:45

Chelsea nuk mund te bleje me lojtare per dy sezonet e ardhshme. FIFA ka denuar klubin e Abramovich per federimin e francezit Gael Kakuta, i cili ka thyer kontraten me Lens pas bisedimeve me Chelsea.

Nderkohe lojtari eshte skualifikuar per kater muaj.

Vendimi ka ardhur pas atij te Dhomes se Zgjidhjeve te Mosmarreveshjeve te FIFA-s qe ka marre ne shqyrtim apelimin qe i ka bere ceshtjes Lens-i.

Pervec denimit per Kakuta-n, Lens ka kerkuar edhe ndeshkimin e Chelsea qe akuzohet se ka nderhyre tek lojtari qe te thyej kontraten e meparshme.

Lojtari do te paguaje nje gjobe prej 780 mije eurosh dhe nuk mund te luaje per kater muaj, ndersa Blues nuk mund te blejne me lojtare deri ne sezonin e janarit 2011 dhe njekohesisht duhet t’i paguajne Lens-it 130 mije euro.

Top Channel