Ferrari zgjedh Fisichella-n
03/09/2009 16:15
Giancarlo Fisichella eshte piloti i zgjedhur nga Ferrari per te zevendesuar Felipe Massen. Italiani do te jete ne drejtimin e kokekuqes qe nga gara e ardhshme qe do te jete ajo e Monzes, ne Itali.
Lajmin e ka bere te ditur skuderia “Force India”, e cila e ka lene te lire per Ferrarin. Fisichella ishte ne balotazh me pilotin polak te BMW-se, Robert Kubica.
Fisichella, 36 vjec, deri tani ka marre pjese ne 225 Cmime te Medha, me tre fitore, kater pole position dhe ne dy prova me i shpejti. Ai ka garuar me “Minardin”, “Jordan”, “Benetton”, “Sauber”, “Renault” e “Force India”.
Top Channel