Bulku: Rezultat pozitiv per te ardhmen

03/09/2009 08:00

Edhe pse Shqiperia praktikisht nuk ka me asnje motiv per te kerkuar maksimumin nga keto ndeshje te mbetura ne Grupin 1 eliminator te Boterorit 2010, per sfiden me Danimarken kuqezinjte kane percaktuar tashme nje objektiv: Duan rezultat pozitiv per vazhdimesine nen drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe por edhe hedhjen e bazave per te ardhmen.

I ketij mendimi eshte mesfushori Ervin Bulku, i cili nuk e shikon si ndonje avantazh ne favorin e Shqiperise, ndeshjen qe Danimarka do te luaje 4 dite para se te vije ne “Qemal Stafa” ndaj Portugalise.

“Skuadrat e medha nuk e kane problem te luajne dy ndeshje brenda 3-4 ditesh. Por edhe ne jemi mesuar te luajme te shtunen, te dielen apo te merkuren, keshtu qe nuk e shoh me ndikim te madh. Detyra jone eshte te bejme me te miren, per te vazhduar ecurine pozitive qe kemi nisur me trajnerin Kuzhe”.

Ne ndeshjen e pare ne Kopenhagen, kuqezinjte u munden 3-0, por ndeshja e se merkures se ardhshme nuk shikohet kurrsesi si nje mundesi per hakmarrje nga Bulku&co. “Objektivi yne nuk eshte thjesht te marrim rezultat pozitiv, por per te ruajtur vazhdimesine e rezultateve dhe per hedhur baza per te ardhmen. Fakti qe luajme para publikut tone na motivon per te marre rezultat pozitiv, por edhe per te zhvilluar nje loje sa me te mire”, shprehet Bulku, i cili vitin e fundit ka gjetur me shume hapesire ne Kombetare edhe per shkak te mungeses se Lales: “Gjate kesaj kohe kam treguar se edhe une mund ta bej punen e tij”, perfundon mesfushori i Kombetares.

Top Channel