Whitney, dobet perpara publikut

02/09/2009 09:40

I ndodh edhe profesionisteve. Whitney Houston, kengetarja e famshme amerikane e kthyer ne skene me albumin e saj te ri, humbet zerin.

Artistja, e cila njihet per zerin e saj potent nuk arriti te kape nota te larta ne performancen e pare ne skene pas shume vitesh pushim.

Nje nate me pare ne Central Park, perpara mijera fansave, Whitney doli shume keq dhe ishte vete ajo qe kerkoi ndjese per paraqitjen e dobet. Sipas Houston, faj per sa ndodhi ka Oprah Winfrey.

Ne vitet 80, Whitney ishte nje yll i vertete, hitet e saj u bene kolone zanore dhe ishin shume te preferuara nga adoleshentet. Me pas ylli u keput dhe u fut ne ferr, mes skandaleve dhe droges, per nje periudhe 10-vjecare.

Diva rikthehet serish, por perpara 5000 mije fansave nuk paraqitet bukur.

“Me falni. Nuk duhet te kisha folur, por duhet te kisha kenduar. Kam qene te Oprah dhe kam folur shume gjate ne show-n e saj, ndaj kam humbur zerin”, tha Whitney

Megjithate publiku nuk merzitet, perkundrazi mendon se e gjithe sa ndodhi eshte vertete faj i intervistes se gjate qe do te dale per audiencen me 14 shtator.

Top Channel