Shpresa fillon pergatitjet kunder Azerbajxhanit

02/09/2009 09:40

Perfaqesuesja jone Shpresa nisi dje ditet anti-Azerbajxhan, takimi i trete zyrtar per eliminatoret e Kampionatit Europian U-21 2011.

Sfida kunder azerbajxhanasve, e vlefshme per Grupin 10, do te zhvillohet te shtunen, me 5 shtator ne stadiumin e qytetit te Durresit, “Niko Dovana”, ne oren 16:30.

Trajneri Artan Bushati i ka pasur ne dispozicion te 23 lojtaret e thirrur.

Vetem sulmuesi Ahmed Januzi, i cili luan ne Ukraine me Vorskla Poltaven, vjen nga kampionatet e huaja, pasi 22 te tjeret luajne ne kampionatin shqiptar.

Shqiperia ka humbur dy ndeshjet e para ndaj Skocise (0-1 ne Elbasan dhe 2-5 ne Falkirk) dhe ne sfiden e  se shtunes do te kerkoje rikthimin te fitorja, pas ketij starti jo te mire ne kete edicion eliminator.

Ne dy ndeshjet e fundit ndaj azerbajxhanasve Shqiperi U-21 ka koleksionuar dy barazime.

Top Channel