Lady GaGa “josh” edhe Michael Bolton

02/09/2009 21:55

Kengetarja e talentuar e muzikes pop, Lady GaGa po kalon nje nga momentet me te suksesshme te karrieres se saj.

Ajo ka pranuar te pozoje per revisten amerikane “V Magazine” ne objektivin e fotografit Mario Testino ku shfaqet ne nje forme te shkelqyer. Diva e re e muzikes pop nuk ndalet me kaq, pasi ajo do shoqeroje reperin Kayne West ne turneun e ri qe do nise ne 11 shtator, ndersa shume shpejt do nise edhe nje bashkepunim me Michael Bolton.

Kete lajm e ka konfirmuar vete Bolton, i cili po pergatit per te hedhur ne treg albumin me te fundit “One World One Love”. “Kishim perfunduar punen me diskun kur shtepia diskografike me foli per nje bashkepunim me Lady GaGa. Nuk e kisha degjuar asnjehere me pare, por me thane se eshte nje fanse imja dhe do t’i pelqente shume te shkruante nje kenge per mua. Me kujton Madonen me shfaqjen e saj ne skene pasi mbi te gjitha ajo kujdeset shume per marketingun”, shprehet Bolton. 

Top Channel