
Luftetari kthehet ne Gjirokaster pas nje viti “shtegtim”, prej rikonstruktimit te stadiumit dhe regjistron fitoren e pare sezonale ne Kategorine I.
Skuadra e drejtuar nga Mustafa Hysi mposhti me rezultatin 3:2 Pogradecin, ne ndeshjen e pare (e vetmja qe u luajt dje) te javes se dyte.
Vendasit dominuan ne pjesen e pare te takimit, duke shkuar ne dhomat e zhveshjes ne avantazh 3:0, me gola te Shalarit (14’), Zharkallit (37’) dhe Shkozes (43’).
Megjithate, ne pjesen e dyte gjirokastritet rrezikuan jo pak, pasi toleruan dukshem ne loje.
Miqte shkurtuan shifrat ne te 78-en me Jahaj, ndersa ne sekondat e fundit Kreka realizoi edhe rrjeten e dyte per liqenoret.
Me kete fitore, Luftetari merr perkohesisht kryesimin e tabeles me 4 pike (pas barazimit 0:0 ne Lushnje), ndersa sot do te luhen te gjitha sfidat e tjera, ku spikat perballja Bylis-Partizani.
Top Channel